“Nuk më kthehet gruaja në shtëpi”/ Rama zbulon ‘hallin’ e qytetarit: Më tha nuk ta jap…

0

Kryeministri Rama ka zbuluar në Vlorë një bisedë interesante që ka patur me një qytetar, i cili i ishte ankuar se i kthehej vonë gruaja në shtëpi.

Halli i qytetarit sipas Ramës lidhej me ndërtimin e Lungomares.

“Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, pasi më thotë ‘jam në Lungomare’. Mirë ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë.”, tha Rama.

Rama, i cili renditet i 8-i në listën e kandidatëve për deputet në këtë qark shtoi se Vlorën nuk do e lërë kurrë duke thënë “nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni…”

“Tani nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni… Vlorën nuk e lë kurrë edhe sikur tërë dynjaja të çohet e të thotë këtu mbaroi.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu