Përplasen Mazda me Audin në tunelin e Kërrabës, 3 të plagosur në gjendje të rëndë. Bllokohet qarkullimi në autostradën Elbasan-Tiranë

0

Përplasen makinat brenda tunelit të Kërrabës, 3 të plagosur, bllokohet trafiku për rreth 1 orë në rrugën Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00. Në aksident u përfshinë 2 makina një Mazda dhe një Audi.

Nga të dhënat e para mësohet se një nga dy makinat, Mazda humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe manovrave duke marrë përpara edhe mjetin tjetër, Audi.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu