Banorët e Grabovës në Gramsh protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

0

Banorët e fshatit Grabovës së Sipërme në Gramsh janë hedhur në protestë për tën kundërshtuar ndërtimin e Hidrocentralit “Grabova 2”.

Gjithçka u mësua kur atyre u mbërriti njoftimi i shpronësimit të tokave që do të përmbyten nga ky HEC.

Banorët shprehen se asnjë nga 100 kryefamiljarët e këtij fshati nuk kanë firmosur ndërtimin e Hidrocentralit.

Ndaj janë mbledhur për të hartuar një peticion që do ia dërgojnë gjithë instancave përkatëse.

Banori Todi Buzo shprehet se shkak i protestës është fakti se nga institucionet e shtetit kanë mbërritur letrat e shpronësimeve. Sipas tij banorët, jo vetëm q ënuk janë pyetur, por nuk duan që të ndërtohet një HEC në fshatin e tyre. Ai nënizon se Grabova është një trashëgimi e gjallë e natyrës e kombinuar me historinë e kulturën. Ndaj dhe banorët janë të betuar të rezistojnë.

Banori jovan Ndini shprehet se fshati ka vite që lufton ëpr të mbrojtur mjedisin. Sipas tij në këtë projekt prishet I gjithë mjedisi i Grabovës 100 metra mbi fshat nga Grabova deri në Lënie. Është shkatërruese për ambjentin, për urat me harqe që janë këtu, për kanionin që është më poshtë.

Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët Vangjel Buzo, Sokrat paç, Isli Paço etj.
Ata tregojnë se fshati ruan disa tradita të vjetra të lidhura me ujin e përroit siç janë dërstilat, sharrat, mullinjtë me ujë t etj dhe sipas tyre mungesa e ujit do të thotë se kjo traditë humbet. Veç kësaj mungesa e ujit do të ndikojë edhe në kukturat bujqësore, gjënë e gjallë, ekosistemin e zonës etj.

Banorët e Grabovës shkojnë deri atje sa i kërkojnë madje SPAK në hetimin e dokumentacionit të lejes. Ata i drejtohen qeverisë të anullojë kontratën e koncesionit të sigurtë se askush nga komuniteti I tyre nuk ka dhënë firmën e tij që HEC Grabova 2 të ndërtohet. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu