Bardha Alimeta, takim me një grua inspiruese në Librazhd

0

 

Kete radhe ndaluam ne qytetin e Librazhdit jo thjesht per bukurite e pafund qe mbart ky qytet, por per nje grua te vecante. Quhet Bardha Alimeta. Shoqata qe ajo drejton prej kohesh mban nje emer domethenes; Gruaja Ndryshe.
Ka bere shume per problemet sociale te grave ne kete qytet. E ka nisur krijimtarine qe ne vitet 2000. E nisi me hapa te vegjel duke punuar fillimisht si gazetare ne tv lokal te qytetit e me pas krijoi nje OJF e vit pas viti ajo solli ndryshime ne jeten e saj po dhe te njerezve qe e rrethonin, kryesisht te zonjave.

Bardha Alimeta ka studiuar ne Shkollen e Mesme Artistike Onufri ne Elbasan dhe lidhjet me qytetin e saj te dijes i ka te forta. Kur e pyet ajo thote se gjysma e jetes ka kaluar ne Elbasan pasi aty ka nisur rrugen e edukimit ne ate qytet me njerez te mire e dashamires.

Ajo perfundoi te larten per mesuesi dhe aktualisht punon prane Qendres Ditore Edukatore Zhvillimi per femijet me aftesi ndryshe.

Nese pyet per Bardhen ne Librazhd e njeh i madh e i vogel per modestine e saj. Ajo vertet eshte nje grua e tille. Gjithmone e qeshur e drejtperdrejte me nje shpirt luftarak inisiatore per cdo te re. Nismetare per shume ndryshime ne ate qytet. Ajo ka realizuar mjaft projekte ne dobi te njerezve ne nevoje.

Bardha eshte njeri i premtimeve te mbajtura. Nje grua, nene, qytetare e cila ka sfiduar realitetin ne ate qytet te vogel me mendsi e paragjykime ajo ngrihet me madheshtine e veprave te saj. Nje grua mjaft dimensionale ku vlerat njerezore pozitiviteti e bejne ate te fuqishme te vecante ndryshe sic thote ajo vete.

Kur e pyesim cfare te ben ty ndryshe, ajo buzeqesh dhe thote, dhimbja e kthyer ne force, dashuria ne vend te urrejtjes, falja per ata qe me lendojne, veprat e mira ne vend te fjaleve, arti im shprehet ajo dhe na buzeqesh dhe ne fund na thote me syte plot drite familja ime, femijet e mi te mrekullueshem e me se fundmi mbeska ime qe me ka bere tashme nene.

Ecim dhe bisedojme sikur kemi qene te njohur prej kohesh sespe Bardha ta krijon kete mundesi dhe mberrijme tek galeria e saj Art by Bardha ne nje ambjent vertet te kendshem e vetmja galeri dhe e vetmja grua artiste we jeton dhe punon ne Librazhd. Nje ambjent i gjere plot drite rrethuar me tablo ku ngjyrat e dominonin pranvera dhe vjeshta perballe ne nje beteje me dimrin. Nje cikel jetesor shprehur ne abstraksion aq bukur me aq impresion sa te mahniste e si per te mos e lene pa permendur portretet ne vaj te autores piktores shktimtares Bardha Alimeta te cilat qendronin aq bukur ne ate galeri ku drita hynte ne nje hapesire dhe e bente aq te ngrohte ate vend ku dhe pse temp ishte minus ngjyrat e tablove te ngrohnin shpirtin.

Ashtu e ndjeme ate vizite ne galerine e Bardha Alimetes e cila nuk na la te iknim duar bosh duke na dhuruar nje copez vjeshte nga peneli i shpirtit te saj.

Bardha piktorja, shkrimtarja e cila mes shume sfidash e barierash na jep shembullin me te mire se puna pasioni perkushtimi per gjerat qe i do fort bejne te mundur çdo sukses.

Me pershtypjet me te mira mbreslense largohemi me premtimin se do te ritakohemi perseri me Bardhen ne hapjen e Ekspozites se radhes e cila vjen pas asaj Pranvere Pandemike ne Ekspoziten Kater Stinet. Sepse artistja nuk mundet te mos kete dicka per te bere ndryshe s’do ishte Bardha Alimeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu