Bariu 25-vjeçar/”Jam i pasionuar me bujqësinë dhe blegtorinë”.

0

Xhuljano Mehmeti është 25-vjeçari nga fshati Poro i Vlorës që ka pasion bagëtitë.
Në një kohë kur të rinjtë largohen nga Shqipëria, Xhuljano shprehet se e ka pasion blegtorinë dhe bujqësinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.
“Jam në tokën time dhe në bagëtitë e mija, pasi kjo është ajo që kam dashur që fëmijë kur rendja pas gjyshërve apo babait për të kullotur dhentë”.Vendi ynë ofron plot mënyra apo mundësi për te punuar apo jetuar”- është shprehur 25-vjeçari.
Xhuliano jo vetëm kullot,mjel apo kujdeset për bagetitë por dhe shërbimet veterinare i kryen vete.
Teksa shijon lirinë, ajrin dhe paqen qe toka dhe natyra i sjell Xhulio përcjell mesazhin për te rinjtë. Ta duan vendin e tyre e te mos largohen prej tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu