Basha dhe Alibeaj reagojnë pas sulmit ndaj Berishës: Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje

0

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Enkeled Alibeaj kanë dënuar sulmin fizik ndaj Sali Berishës në protestë nga një 31-vjeçar.

Basha dhe Alibeaj kanë reaguar me anë të postimeve në Twtter ku shkruajnë se ngjarja duhet të hetohet.

Ish-kreu i PD, shton se “dhuna nuk është zgjidhje” dhe se ky “është tregues i një vendi pa liri e të drejta”.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”,- shprehet Basha.

Ndërsa deputeti Alibeaj theksoi se “sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.”

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkruan Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu