Durrës/ Lihet i lirë administratori i kompanisë (Emri)

0

 

Ky kontenier kishte ndaluar disa ditë më parë në portin e Pireut dhe më pas ka mbërriur në portin e Durrësit.

Mësohet se në Policinë e Durrësit është shoqëruar punonjësi i kompanisë Klajdi Xibraki. Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe administratori Erjon Peti i cili është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Sipas burimeve, Elvis Myrta ka pasur informacion se është duke ardhur një kontenier i mbushur me kokainë.

Deri më tani bëhet me dije se 200 pakot me kokainë të gjetura brenda kontejnerit, që ka hyrë tranzit nga porti i Turqisë, peshojnë mbi 100 kg.

Pakot e drogës së fortë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit, ndërkohë që është diktuar nga skaneri i kontrollit në port.

Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë kanë zbarkuar në port.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Durrës, u kap një sasi tjetër prej 49 kg kokainë e fshehur në pjesën anësore të një kontejneri me banane. Për këtë u arrestua Selim Cekaj, babai i Arbër Cekajt edhe ky i arrestuar për një sasi të madhe kokainë të kapur në vitin 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu