Basha udhëton nga veriu në jug,ja simbolika e 9 qyteteve ku do të ndalet

0

Lulzim Basha,kryedemokrati ka zgjedhur që këtë të shtunë të ndalet në 9 qytete të vendit, që simbolizojnë dhe numrin që kjo forcë politike mban në fletën e votimit. Takimi i parë i Bashës është ai në Sarandë, dhe më pas do të vijojë nga jugu në veri të vendit.

“Mirëmëngjes Shqipëri, nga perla e Shqipërisë, perla e Mesdheut, Saranda e shpresës, e bujarisë dhe e punës, sot është një ditë e veçantë, u nis sot rrugëtimi nga Saranda. Sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit, aty ku entuziazmi është i jashtëzakonshëm. U falenderoj nga zemra për mirëpritjen tuaj, ditën që do të nisë javën drejt të dielës së 25 Prillit, ku fitorja do ti takojë çdo shqiptari”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij në Sarandë.

Gjatë ditës së sotme kreu i PD-së,Basha do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri. Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një menyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Burime nga selia e demokratëve bëjnë të ditur se turi i kryetarit Basha, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu