Bashkëshortja e viktimës në Shkodër: Vetëm 15-vjeçari e di kush e ka bërë

0

Bashkëshortja e 31-vjeçarit Endri Mustafa që u gjet dje i ekzekutuar në Shkodër me një plumb në gojë, 3 në kokë dhe 3 në kraharor ka folur sërish për mediat. Ajo shprehet e bindur se fisi i Bajrajve nuk ka lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, Endi Mustafës.

Ajo është shprehur se e familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit.

“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejnë se sa për fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me atë ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu