Bashkia e Librazhdit organizon “Festivalin e Yjeve” në Fushë-Studen. Hare, spektakël dhe interesim i jashtzakonshëm

0

Bashkia Librazhd me mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe aktorë të tjerë organizuan në Fushë Studen të Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë një aktivitet të veçantë në llojin e tij në Shqipëri, Festivalin e Yjeve.

Në këtë aktivitet madhështor merrnin pjesë qytetarë, emigrantë, turistë, pasionantë të natyrës dhe të ardhur të ndryshëm.

Aktivitetin e përshëndeti kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i cili u shpreh kjo ishte hera e parë që bashkia, organizon një festival të tillë. Ai premtoi se kjo do të kthehet në traditë të përvitshme në zemër të parkut Shebenik Jabllanicë.

Mariglen Disha i cili e ka sfidën e tij nxitjen e zhvillimit të turizmit malor në çdo zonë të kësaj bashkie shprehet tejet i bindur se Shqipëri do ta ketë së afërmi Librazhdin një nga polet më të rëndësishme të industrisë së turizmit malor .Jam optimist sepse një pjesë e madhe e komunitetit po i tregon interes për të investuar në fushën e turizmit . Ne si pushtet vendor po bëjmë gjithçka për ti mbeshtetur dhe inkurajuar librazhdasit dhe jo vetëm në inisiativat e tyre për të investuar në turizëm. Paralelisht me investimet në këtë fushë po tregohemi mjaft ambiciozë edhe në fushatat promovuese të destinacioneve turistike. Edhe Festivali i Yjeve është një event që parasëgjithash synon promovimin e mrekullive të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe të fshatit turistik Fushë Studen. Duke përshëndetur të pranishmit në Fesyivalin e Yjeve ,Kryebashkiaku i Librazhdit ,Mariglen Disha premtoi se ky aktivitet do organizohet çdo vit dhe do té kthehet në traditë . Sonte jemi bërë bashkë e pakta 5 mijë vetë për të kaluar një natë plot aktivitete, plot gaz e hare duke kënduar e kërcyer deri në agim. Vitet e tjera shpresoj të jemi edhe më shumë . Ne e duam vendlindjen dhe të gjithë duhet ta promovojmë e të punojmë sa më shumë për ta bërë sa më të begatë dhe për të patur një jetë sa më të mirë për të gjithë.Kryebashkiaku Mariglen Disha ju shprehu mirënjohjen e tij në emër të Bashkisë së Librazhdit dhe i falënderoi pjesmarrësit e Festivalit të Yjeve të ardhur në Fushë Studen në Parku Kombëtar të Shebenikut ku nuk munguan as të huaj dhe as përfaqësues të Ambasadave me seli në Tiranë .Kjo është një natë e jashtëzakonshme ku ju keni edhe mundësinë për të eksploruar qiellin e natës si kurrë më parë, për vrojtime me teleskop, diskutime me ekspertë astronomie,për tu bërë pjesë e kampingut gjigand nën yje, për të patur eksperiencën e astrofotografisë, muzikës live, tregimeve e legjendave përreth zjarrit etj , etj ,ju tha Disha pjesmarrëve që kishin tjembushur cdo cep të fshatit turistik Fushë Studen .Dhe të gjithë në fakt përjetuan një eksperiencë mbresëlënëse, larg zhurmave të qytetit e larg ajrit të ndotur . Për ta ishte një natë e paharrueshme ,relaksuese pa stres, pa lodhje dhe e mbushur me gëzim e dashuri, për natyrën , për jetën , për veten dhe për vendin tonë të mrekullueshëm.

Të pranishmit patën mundësi të ndjekin thellësinë e galatikës sonë me teleskopë të avancuar, performanca muzikore, filma, rrëfime dhe histori në rrethin e zjarrit, dhe natyrisht muzikën nën yje. Ata kërcyen dhe dëfryen deri në orët e para të mëngjesit.
Bashkia Librazhd ka organizuar mjaft aktivitete gjatë kësaj vere me synimin e promovimit të vlerave dhe traditave, por vecanërisht për zhvillimin e turizmit.
Numri i turistëve në këtë bashki u dyfishua gjatë sezonit të verës krahasuar me një vit më parë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu