Edith Harxhi: Njeriu i thjeshtë nuk është i përfaqësuar sot. Komuniteti nuk ka më vlerë, deputeti del nga listat e kryetarit dhe nuk përfaqëson elektoratin. Zëri i qëytetarëve nuk ka dinjitëtin që meriton, ata, shtypen, blihen dhe nuk dëgjohen. Rreziku më i madh që na kanoset është pranimi i qytetarëve me këtë situatë. Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka dhënë kontribute për demokracinë dhe lirinë në vend. Ne mendojmë se është e vetmja forcë që mund të sjell shpresën në Shqipëri. PD duhet të korigjojë gabimet e veta dhe të rikthehet në bazat e një demokracie të brendshme dhe të fotrtë.
Nuk mund të ketë një qeverisje të mirë në vend kur keqqeveriset në parti, nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit nëse korrupsioni gëlon në parti.
Ne propozojmë reformimin e PD-së, si dhe bashkimin e të gjithë të djathtëve të larguar. Ne duhet të kthejmë vlerat e të djathtës konservatore në Partinë Demokratike.
Vetëm kjo PD mund të fitojë dhe ne bëjmë thirrje për reflektim dhe të mblidhemi rreth principeve dhe jo rreth individëve. Ftojmë të mblidhemi rreth modeli më të mirë të Partisë Demokratike ndër vite.