Bashkurti tregon efektet që sjell takimi mes Biden dhe Putin

0

Ish-diplomati Lisen Bashkurti ka folur lidhur me takimin e Presidentit Biden me Presidentin rus, Vladimir Putin, i zhvilluar ditën e djeshme në Gjenevë.

Bashkurti ka thënë se ky takim shënoi një kulminacion të veçantë sa u përket marrëdhënieve bilaterele mes Rusisë e SHBA-ve. Më tej ish-diplomati ka thënë se nga ky takim u dha një mesazh se nuk ka çështje të rëndësishme që nuk mund të diskutohen, që mund të rrijë jashtë tryezave diplomatike.

Pavarësisht marrëdhënieve të tendosura midis dy superfuqive të botës, çështjet e problemet mund të shtrohen në tryezën e diskutimit. Ky është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë botën për të çmuar rëndësinë e dialogut e negociave ndërkombëtare“, – ka thënë Bashkurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu