BE hoqi kufizimet e udhëtimit për shqiptarët, por çfarë duhet të dini përpara se të niseni?

0

BE hoqi kufizimet e udhëtimit për shqiptarët, por çfarë duhet të dini përpara se të niseni?

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord sot që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se ky ishte vendim i marrë nga 27 ambasadorë të BE-së sot, por nuk është zyrtar. Vendimi zyrtar do të merret të premten në takimin e ministrave të Financës.

Por çfarë duhet të dinë shqiptarët përpara se të nisen drejt vendeve të BE?

Pas vendosjes së datës nga kur do të hyjë në fuqi vendimi, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE duke paraqitur një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Ose mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar. Sipas gazetares Zykaj, të paktën 10 vende të unionit pritet që të njohin së shpejti edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Megjithatë, Zykaj thekson se shtetet anëtare e kanë dhënë dritën jeshile në mbledhjen e ambasadorëve sot dhe, nëse duan të vështirësojnë situatën duhet ta justifikojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu