Befason sërish Rama: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Bashën

0

Ditën e sotme Rama është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, konkretisht me Lulzim Bashës, por me ushtin që ky i fundit, sipas tij, të shkëputet nga Berisha dhe Monika Kryemadhi. Ai thotë se është i gatshëm ta bëjë këtë sakrificë për të transformuar jetën politike që është kthyer në stres për shqiptarët. “Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”- u shpreh ndër të tjera Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu