Belsh/ Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, nëna me dy fëmijët shpëtohen përpara se të shpërthejë në flakë

0

Një aksident është shënuar pasditen e së dielës në dalje të Belshit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu