Bëri 5 herë tamponë dhe doli 5 herë negativ, humb jetën nga Covidi 50-vjeçarja. Flet i biri

0

 

Në spitalin e Shtipit në Maqedoninë e Veriut, ka humbur jetën një grua e moshës 55 vjeçe, e cila ishte testuar pesë herë për koronavirus, por në të pestë rastet kishte dalë negativ. Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin fqinj, e ndjera llogaritet se ka humbur jetën nga koronavirusi.

“Nënën e kemi varrosur si të vdekur prej Covid-19. Në repartin Infektiv tre ditë e kanë trajtuar si e infektuar me virusin korona, ndërkaq të gjitha testet i kanë rezultuar negativ. Ajo ndihej e këputur dhe ishte e përgjumur. Mjeku na drejtoi për në repartin Infektiv, ku edhe ja matën temperaturën trupore që i rezultoi 36.1, mirëpo vetëm pse e dërgova atje më thanë se do ta pranojnë si të sëmurë nga koronavirusi dhe ashtu do ta trajtojnëN” tha i biri i saj i cili dyshon për diagnozën.

Nga Qendra për Shëndet Publik theksojnë se pneumonia pleumonare trajtohet si koronavirus dhe shkaku i vdekjes konsiderohet të jetë Covid-19, ndërkaq nga Spitali Klinik theksojnë se pacientja ishte në gjendje të rëndë njëjte siç e kanë të sëmurit nga Covid-19.

“Pacientja kishte koll, pneumoni masive dhe disa simptoma karakteristike të Covid-19. U vendos në mbështetje oksigjeni, i janë dhënë antibiotik, vitamina dhe antikoagulante. Përkundër këtij trajtimi, pacientja ndërroi jetë” kanë bërë të ditur nga Spitali Klinik i Shtipit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu