Beyonce ndiqet nga fati i keq,hajdutët i vjedhin fustanin e “Grammy”

0

Diva e muzikës botërore Beyonce ka qenë dy herë në shënjestër të grabitësve këtë muaj, të cilët hynë në një depo ku ajo mban gjërat e saj me vlerë.

Sipas TMZ, tre depo në Los Angeles, të cilat këngëtarja mori me qira, u vodhën dy herë këtë muaj, gjë që rezultoi në grabitjen e sendeve me vlerë mbi një milion dollarë.

Departamenti i Policisë në Los Angelos u tha gazetarëve se hajdutët shpëtuan me sende me vlerë që u përkisnin më shumë fituesve të Grammy, duke përfshirë çanta, këpucë dhe veshje shumë të shtrenjta. Ata gjithashtu morën lodra dhe fotografi të një prej stilistëve të saj. Midis artikujve është fustani i famshëm diamant, të cilin Beyonce e veshi në Grammy Awards.

Ndërkohë deri më tani nuk ka pasur arrestime në këtë rast dhe policia po vazhdon hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu