Ermir Gjinishi: Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!

0

Kandidati i LSI për qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi, po zhvillon takime intensive në shkallë qarku.
Kudo ku ka shkuar ai ka bashkëbiseduar për hallet dhe problemet që ata i kanë parashtruar. Nisur nga gjithçka ka konstatuar nga këto takime ai përcjell një mesazh mjaft domethënës për të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Ja çfarë shkruan Gjinishi në profilin e tij në Facebook:

Pranvera e ndryshimit nis nga Elbasani!
Pas 25 Prillit Elbasani s’do jetë më qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Nuk do të jetë më qarku me papunësinë dhe emigracionin më të madh në vend.
Nuk do të jetë më qyteti i kronikës së zezë.
Elbasani ynë është djepi i arsimit, kulturës dhe qytetarisë.
Elbasani është zemra e korridorit të 8-të.
Është vend i bekuar, me resurse natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale intelektuale të mjaftueshme për zhvillim.
Së bashku, për Elbasanin, për rininë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për amanetin e të parëve, lulishten e trëndafilave dhe vendin ku këndojnë bylbylat.
#Shqipëria shtëpia jonë.

Sot ai ishte në takime me kandidaten Mimoza Trimi dhe me një grup të rinjsh mbështetës të LSI.

https://www.facebook.com/Dr.Gjinishi/videos/276723260726689

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu