Biden thyen këmbën, Trump i uron shërim të shpejtë

0

Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Joe Biden, ka pësuar thyrje të lehtë të këmbës ndërkohë që po luante me qenin e tij.
Zyra Biden ka konfirmuar ngjarja ka ndodhur të shtunën, ku ai ka rrëshkitur. Mediat vendase bëjnë me dije se mjekët fillimisht menduan se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm.
Mjeku i tij personal, Kevin O’Connor, tha se një skanim shtesë nxori në shesh se ai kishte pësuar thyerje të lehta në këmbë.
Pas fitores ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Joe Biden do të jetë personi më i moshuar ndonjëherë që merr detyrën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Shëndeti i tij ka të ngjarë të ndiqet nga afër si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.
Ndërkohë presidenti Trump, përmes një postimi në Twitter, i ka uruar shërim të shpejtë Biden.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu