Billie Eilish jep lajmin e gëzueshëm për adhuruesit e saj

0

Billie Eilish ka bërë të ditur se ditën e sotme do të publikohet kënga e saj më e re, “Lost Cause”, e cila do të vijë me videoklip.

Artistja i ka paralajmëruar fansat përmes rrjeteve sociale se projekti i saj i fundit, që është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”, do të publikohet në pasditen e së mërkurës.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Billie dhe vëllai i saj producent, Finneas, paralajmëruan publikimin e një kënge të re nga ky album.

“Lost Cause”e shënon projektin e katërt muzikor, të cilin Eilish e ka ndarë nga albumi “Happier Than Ever”, pak para lancimit të tij më 30 korrik. Tri këngët e tjera ishin: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”.

Këngëtarja i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak kohë më parë me ndryshimin drastik në pamje. Këngëtarja vendosi të hiqte dorë nga flokët jeshilë, duke u kthyer në një bionde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.

Ndërkohë që ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën, Billie ka treguar se nga është frymëzuar për këtë ndryshim të papritur.

Në një intervistë për ‘The Ellen DeGeneres Show’ këngëtarja tregoi se ishte një video e realizuar nga një fans që e bëri të mendonte për t’u bërë sërish bionde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu