Bino publikoi shifrat të riinfektimeve,ja sa monstra janë dërguar jashtë

0

Gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme në lidhje me bërjen publike të masave të reja që do të hyjnë në fuqi për dy javët e ardhshme, shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, publikoi shifrat e monstrave të dërguara jashtë shtetit për rastet e riinfektimeve të dyshuara me variantete e reja të Covid-19. Bino bën me dije se 50 mostra janë dërguar në Londër, pëgjigjja e të cilave nuk ka ardhur ende.

Ka 50 mostra që po dërgohen në agjensinë e Shëndetit Publik në Londër, janë mostra të zgjedhura nga riinfeksionet apo rastet e tjera, të cilat ne i kemi analizuar edhe me laboratore private dhe dyshojmë se janë variantete e reja të virusit. Dyshojmë se varianet e reja të Covid-19, si ai anglez, por edhe ai i Afrikës së Jugut janë prezente në vendin tonë“, tha Bino.

Nga ana tjetër ministrja Manastirliu bëri me dije se vijon në mënyrë permanente puna e dërgimit të mostrave në laboratoret jashtë vendit, si dhe pritet të bëhet trajtimi i stafit shqiptar nga ana e Institutit të Shëndetësisë turke, me qëllim marrjen e eksperiencës për evidentimin e varianteve të reja.

Do doja t’ju thojha që ISHP dërgon në mënyrë permanente mostra në laboratoret jashtë vendit, jo vetëm për koronavirusin por edhe për çdo lloj virusi tjetër.

Ende nuk kemi një saktësim dhe jemi në pritje të përgjigjes për mostrat e dërguara. Jemi duke bashkëpunuar gjithashtu me Institutin Shëndetësor të Turqisë jo vetëm për sa i përket identifikimit të virusit por edhe për  specializimin e stafit për evidentimin e këtyrë rasteve të reja“, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu