BIRN Albania takim me gazetarët dhe shoqërinë civile

0

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) ka organizuar ditën e sotme një takim konsultues me organizatat e shoqërisë civile në qarkun e Elbasanit, në kuadër të projektit “Përdorimi i të dhënave dhe multimedias në nxitjen e gazetarisë cilësore dhe të pavarur në Shqipëri”.

Sipas zotit Besar Likrama kryeredaktor i BIRN Albania, një nga objektivat kryesore të këtij projekti është të mundësojë raportimin nga gazetarët lokalë të cështjeve të rëndësishme të shoqërisë civile në mbarë vendin, duke filluar me krimin mjedisor, abuzmi me të drejtat e punës mbrojtja e konsumatorit e të tjera me rradhë.

Ky takim jo vetëm u realizua për njohjen e projektit më nga afër por edhe për të diskutuar mbi problematikat që hasen në këto fusha, gazetari e në shoqëri.

Qëllimi i këtij projekti është të përmisojë lirinë e shprehjes dhe forcimit të pluralizmit të medias në Shqipëri, si dhe të sjellë një bashkëpunim të ngushtë me aktorët e shoqërisë civile.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu