Sali Berisha apo Lulzim Basha? Kë cilëson Lila kapitenin e anijes së PD-së

0

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare njëkohësisht dhe anëtari i ri i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andi Lila është vënë përballë një zgjedhje në dukje të vështirë.

Gjatë një interviste i ftuar në “Top Talk”, Lila duhej të zgjidhte mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe ish-liderit historik Sali Berishës.

Ai ka zgjedhur kreun aktual të demokratëve duke sqaruar se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim.

Sipas tij, Basha është lideri dhe kapiteni i anijes.

“Të them të drejtën Sali Berishën nuk e kam takuar kurrë, lideri jonë historik, unë jam padiskutim për Bashën si figurë si lider, është një lider që unë e ndjek. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike, njeriu që ka bashkëpunuar me amerikanët për një kohë të gjatë. Ne jemi një familje e madhe, në familje duhen të gjithë, kapiteni është Lulzim Basha nuk e vë në diskutim fare. Di që familja është e madhe, anija do të shkojë në destinacion”, është shprehur Lila.

Andi Lila ishte një prej kandidatëve që u përzgjodh për t’iu bashkuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e zhvilluara disa ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu