Boiken Abazi denoncon si po i shpallen të pavlefshme votat (PROVAT)

0

 

Kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka denoncuar ditën e sotme se votat e tij po shpallen të pavlefshme nga komisionerët e partive të mëdha.

Ai thotë se është përplasur fizikisht me policinë për shkak se nuk lejohet të futet brenda qendrave të votimit, në një kohë kur partitë e tjera lejohen të kenë brenda vëzhgues, duke shtuar se madje eddhe deputetë janë lejuar të futen brenda.

Më tej, Abazi denoncoi dhe mungesën e emrit të tij në procesverbal , duke shpjeguar se është ankuar te kryetari i komisionit, për të cilin tha me ironi ja shikojeni si është shtrirë dhe kruan mjekrën.

Deklarata:

Aty pati një përplasje të lehtë dhe me policinë. Pas kësaj përplasjeje, pasi mora ne telefon përfaqësuesin tonë, aty erdhi papritur kryetari i KQZ-së. Kur hyra unë pashë që katër partitë e madhe jo vetëm kishin shumë vëzhgues, kishin dhe deputetë aty. Ne nuk lejoheshim të futeshim brenda. Në një moment filluan të lejonin 2 vëzhgues më shumë, Kjo është shkelje flagrante e ligjit. Pastaj policia ka ndërhyrë fizikisht ndaj meje. I bëjnë marrëveshjet me njëri-tjetrin. Jemi këtu për ta bërë publike. Qartazi kemi mësuar dhe mënyrën sesi këta deformojnë votën.

A është vënë në dijeni KQZ ? Po i kemi marrë në telefon dhe prandaj janë paraqitur te shkolla Bajram Curri. Këtu ka dhe një tjetër problematikë, që është procesverbali. Sot procesverbali ka vetëm 12 subjekte. Mua më kanë zhdukur. U ankova te kryetari, ja ku është aty i shtrirë, po kruan mjekrën. Kjo situata në të cilën po zhvillohet.

A do e njihni procesin? Ne është shumë e rëndësishme të veprojmë sipas ligjit. Është e rëndësishme të dorëzojmë të gjitha ankesat në KQZ. Të dorëzojmë pamjet filmike. S’kemi të drejtë të bëjmë as xhirime. Nuk njoh asnjë rregull të kodit që pengon xhirimin. Një pjesë e monitorimit është vëzhgimi. Është normale, por nuk duan ta lejojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu