Botohet në frëngjisht libri i Ambasadorit shqiptar Arben Cici “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934

0

Ambasadori Arben Cici boton në frëngjisht librin e tij “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934 ( Les relations entre l’Albanie et l’Italie de 1920 à 1934). Shtëpia botuese “GreenTech” sjell në një frëngjishte të përsosur analizën e një prej periudhave më tërheqëse, më intriguese dhe më intensive midis dy Luftërave Botërore, në marrëdhëniet mes dy vendeve në anët e kundërta të Adriatikut.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq prezantoi këtë botim gjatë një ceremonie të organizuar në rezidencën e saj në Tiranë, në prani të disa personaliteteve të shquara frëngjisht-folëse shqiptare, si dhe në prani të Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Vicenzo Del Monaco.

Shkrimtarët e njohur dhe të përkthyer në frëngjisht, Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj morën pjesë në ceremoni dhe vlerësuan këtë vepër të veçantë për periudhën e përzgjedhur, trajtimin historik e realist dhe analizën shkencore të ngjarjeve, fakteve, çështjeve, problemeve, veçorive dhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në vitet 1920-1934.

Libri përbëhet nga tre kapituj. Në kapitullin e parë, “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në kontekstin evropian në vitet 1920-1926” trajtohen çështja e stabilitetit politik të Shqipërisë pas pranimit të saj në Lidhjen e Kombeve dhe përpjekjet e Italisë për interesat e saj strategjike, politike dhe ekonomike në Adriatik dhe Shqipëri në vitet 1920-1924, të lidhura ngushtë me rivalitetin italo-jugosllav, veçanërisht në vitet 1925-1926, në trojet shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu