Braçe: Komisionerët e PD dhe LSI dembelë tipik

0

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe së fundmi ka bërë me dije se në zonën e Divjakës, komisionerët e PD dhe LSI-së, kanë “braktisur” procesin e numërimit, me pretendimin se janë lodhur. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se ky veprim është shpërdorim detyre dhe dënohet penalisht.

Erdhën ne orën 1.30, nisen pune dhe numëruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren! I bej thirrje drejtuesit te KQZ te rinise menjëherë numërimin e votave te qytetareve te Divjakës. Menjëherë dhe tani! I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane KZAZ Divjakë dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kësaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve! Ndryshe, sic ligji e kërkon, numërimi do nise tani me dy numëruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote”, shkruan Braçe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu