Burri ekzekuton drejtoreshën dy javë para garës së Formula 1, e gjeti me të dashurën dhe…

0

Drejtoresha e përgjithshme e cirkuitit belg, Natali Maije, është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Franz Dubua. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Belgjikë, vetëm dy javë para se Maije të praqitej për të debutuar në pistën e SPA në Belgjikë për Formula 1.

Mediat shkruajnë se policia është lajmëruar për të shtëna me armë në banesën e Drejtoreshës, jo shumë larg pistës së famshme të automobilizmit dhe ka gjetur atje tre trupa të pajetë. Viktimat ishin vetë shefja Maiej, një grua tjetër dhe bashkëshorti Dubua.

Rindërtimi i skenës dhe hetimet kanë dalë në përfundimin se Dubua, kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur Maije me një avokate nga Brukseli, me të cilën ajo kishte një marrëdhënie. Pas debateve, ai i ka ekzekutuar të dyja me pistoletë, më pas është vetëvrarë.
Kjo ngjarje ka pushtuar faqet e para të mediave belge. FIA ka organizuar një mbledhje urgjente për të zgjidhur këtë situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu