“Tradhtar, shërbëtor i Perez! Messi te PSG, ti në Ibiza”, tërbim i madh ndaj Joan Laporta

0

Largimi i Lionel Messit i ka tërbuar tifozët e Barcelonës. Ata kanë shpërthyer ndaj presidentit Joan Laporta, i cili gjatë fushatës për president kishte premtuar se argjentinasi nuk do të largohej.

Nuk ndodhi ashtu dhe Messi iu bashkua PSG-së, duke theksuar se ai vetë kishte pranuar uljen e pagës vetëm që të qëndronte në klubin që i kishte hapur dyert që fëmijë.

Para ndeshjes së sotme kundër Real Sociedad, tifozët kanë shpalosur mesazhe të shumta kundër presidentit Laporta.

“Barcelona nuk është biznesi juaj”, shkruhet në një prej tyre, ndërkohë që dikush tjetër e konsideron tradhtar.

Ka nga ata që shkojnë edhe më tej, teksa shkruajnë “Laporta shërbëtori i Florentinos”. Thumbimet gjithashtu janë të pashmangshme, sikurse ky: “Ti në Ibiza dhe Messi në Paris”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu