Burri vret gruan, djalin me aftësi të kufizuara dhe pronarët e shtëpisë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Italia. Mediat vendase kanë raportuar se një masakër me katër vrasje dhe një përpjekje për vetëvrasje ka ndodhur në një apartament në katin e pestë të ndërtesës në Corso Italia 46 në Rivarolo Canavese. Kjo pasi Renzo Tarabella, një pensionist 83-vjeçar, vrau gruan e tij Rosaria Valovatto, 79 vjeç, djalin e tij me aftësi të kufizuara psikike Wilson Tarabella, 51 vjeç dhe çiftin që zotëronin apartamentin në të cilin jetonin, Osvaldo Dighera, 74 vjeç , dhe Liliana Heidempergher, 70 vjeç. Kur pa që policia mbërriti në vendngjarje i moshuari qëlloi veten dhe më pas u transportua në spitalin Gioovanni Bosco në Torino, ku ai është në kushte shumë të rënda dhe i ruajtur nga karabinierët. Në mëngjes ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati disa orë.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të afërmit dhe fqinjët e tyre për të zbuluar detaje dhe arsyet që çuan në këtē masakër. Ka të ngjarë që masakra të ketë ndodhur disa orë para zbulimit, pasi ishte vajza e bashkëshortëve Dighera-Heidemperger që ngriti alarmin rreth mesnatës sepse ajo nuk kishte dëgjuar nga prindërit e saj për orë të tëra.

Sipas provave fillestare, dje në mbrëmje Renzo Tarabella së pari vrau djalin e tij dhe më pas gruan e tij. Fqinjët, duke dëgjuar britmat dhe të shtënat, zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte. Dhe nē këtë moment plaku qëlloi edhe ndaj tyre. Pas pak, vajza e tyre dha alarmin sepse nuk po lidhej dot me ta dhe shkoi për të kontrolluar.
#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu