Busti i Mustafa Kemal Ataturkut vendoset në parkun “Rinia” në Elbasan

0

Elbasan – Së fundmi në parkun “Rinia” në Elbasan është vendosur busti i shtetarit të lartë turk të shekullit të XX, Mustafa Kemal Ataturku. Ai dyshohet se është me origjinë nga Librazhdi, por historianë dhe qytetarë ndajnë për Infoweb/Media vështrime të ndryshme mbi vendosjen e tij në parkun Rinia në Elbasan.

Në zemër të mushkërisë së qytetit prej së premtes është vendosur busti i babait të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturkut. Qytetarë të cilët kalojnë aty pranë vështrimi u ndalet te busti. Shumë prej tyre afrohen për të lexuar shënimin duke u shprehur të habitur për këtë vendim të pushtetit lokal, ndërsa të tjerë teksa vlerësojnë figurën e tij si themelues i shtetit të së drejtës por dhe modernes shprehin dakordësineë e tyre për këtë vendim.

Historiani dhe Pedagogu i Historisë në Universitetin e Elbasanit, Mustafa Kadzadej, analizon anët pozitive, por dhe negative që shoqërojnë vendimin e vendosjes së bustit të Ataturkut në Elbasan. Në vija të përgjithshme ai thotë se vendimi duhet të ishte konsultuar me specialist të fushës.

Në heshtje dhe pa shumë bujë parkut Rinia ne Elbasan i është  shtuar busti i Mustafa Kemal Ataturk. Kjo sipas pjesëmarrësve, ishte një dhuratë e Kryetarit të Bashkisë, Maltepe të Turqisë dhe realizuar nga skulptori, Vladimir Caridha./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu