Çfarë bëri Demi Lovato që u kryqëzua nga ndjekësit e saj

0

Kohët e fundit, Demi Lovato kishte pësuar ndryshime të mëdha në fizikun e saj pasi kishte rënë shumë në peshë dhe kjo nuk kishte si të mos vihej re nga fansat e saj.

Menjëherë ata filluan ta komplimentonin për humbjen e peshës dhe Lovato ju kërkoi të mos e bëjnë më këtë gjë.

“Të komplimentosh dikë për humbjen e peshës mund të jetë po aq e dëmshme sa të komplimentosh dikë për shtimin e peshës “, shkroi Lovato.

Ndërsa para disa ditësh, Demi është fotografuar teksa mbante në dorë një mikrofon me logon “0 sheqer” dhe menjëherë sapo panë pamjet nga evenimenti fansat janë ‘vërsulur’ duke i kujtuar deklaratën që kishte dhënë kohë më parë ku shprehej kundër promovimit të mbajtjes së dietave.

Pas këtyre kritikave kanë reaguar dhe përfaqësuesit e Demit, të cilët thanë për “Page Six” se ajo po bënte promovimin për shfaqjen e çmimeve të produkteve.

Ata gjithashtu kanë kërkuar falje për komentet e bëra javë më parë nga këngëtarja dhe janë shprehur se janë të përqëndruar në punën e tyre së bashku me këngëtaren për ndërgjegjësimin e personave që vuajnë nga çrregullime të ngrënies së ushqimit.

Kujtojmë se para disa ditësh Demi e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtëj e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm ajo e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

”Kjo ka ardhur pas shumë punimesh shëruese dhe vetë-reflektuese. Unë jam ende duke mësuar dhe po hyj në vetvete, dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Ndarja e kësaj me ju tani hap një tjetër nivel të cenueshmërisë për mua. Po e bëj këtë për ata atje që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë në të vërtetë me të dashurit e tyre. Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”, u shpreh Demi Lovato.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu