Çfarë do të ndodhë sonte në mesnatë në Elbasan?

0

Viti i ri është festa popullore me përfshirjen më të madhe në vendin tonë.

Gjithmonë në fund viti organizohen një sërë aktivitetesh festive të cilat, duke u kombinuar me dritat vezulluese, sjellin një atmosferë emocionuese në qytet.

Vetëm pak vite më parë në qendër të qytetit organizoheshin koncerte të mëdha festive. Njerëzit vërshonin në rrugë dhe uronin njëri tjetrin çastin e ndërrimit të viteve. Në të gjithë këtë atmosferë, i vetmi moment që të ngjallte pak siguri, por edhe adrenalinë, ishte hedhja masive e fishekzareve.

Po sivjet çfarë do të ndodhë? Si do të festohet nata e ndërrimit të viteve në qytet?
Për shkak të pandemisë nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve, nuk pritet që të festohet masivisht në lokale. Natyrisht që nuk do të ketë edhe koncert festiv.

Por Bashkia Elbasan ka njoftuar se hedhja e fishekzjarrëve në mënyrë të organizuar nga ana e saj nuk do të mungojnë. Madje, nëse në vitet e kaluara fishekzaret hidheshin për 10 minuta nga bashkia, sivjet spektakli i tyre do të zgjasë 15 minuta.

Pavarësisht të gjithave, jetojeni këtë moment të bukur nga dritaret apo ballkonet e shtëpive tuaja! Gëzuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu