Çfarë ndodhi me Sarën në “Për’puthen”?/ A është larguar ajo nga emisioni?

0

Sara Malaj ishte vajza e re që iu bashkua pak javë më parë emisionit “Për’puthen”, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me ardhjen e saj.

Që në fillimet e saj në emision, Sara u pa shumë e afërt me Jasminën, me të cilën njihej edhe jashtë “Për’puthen”.

Mirëpo, miqësia e vajzave u kris kur Sara doli me Andin, djalin për të cilin Jasmina u shpreh se kishte simpati dhe gjithashtu kishin shkëmbyer disa puthje.

Jasmina bëri namin në studio, duke treguar se nuk ishte xheloze për Andin, por në këtë rast ishte zhgënjyer nga shoqja e saj.

Në rrjete sociale nisën thumbat për njëra-tjetrën, ndërsa në “Për’puthen Prime” u planifikua një përballje mes dy vajzave. Mirëpo, Sara u largua pak para nisjes së xhirimeve të emisionit dhe ende nuk është shfaqur as gjatë javës në “Për’puthen”.

Jasmina tha se Sara s’ka pasur ç’të thotë, ndaj ka zgjedhur të mos shfaqet më në emision.

Por, a do të vijë Sara sërish në “Për’puthen”? Në një kontroll në llogarinë e saj në Instagram, vumë re që konkurrentja e ka hequr emrin e emisionit nga profili i saj, duke na bërë të dyshojmë se është larguar nga “Për’puthen”.

Gjithashtu, Olsa Muahmeti, autorja e emisionit, u pyet për largimin e Sarës.

“Me Sarën ç’do bëhet? Eshtë pezulluar apo përjashtuar?”- shkruante një ndjekës, të cilit ajo ia ka kthyer:

“Jo. Nuk është përjashtuar.”- pa dhënë më tepër detaje.

Ndërkohë, këto ditë që nuk ishte e pranishme në emision, Sara është parë shumë e afërt në shoqërinë e Erit, djalit që u përjashtua në “Prime” nga emisioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu