Çfarë po kurdisin Chiara Ferragni dhe modelja e njohur shqiptare

0

Që blogerja italiane Chiara Ferragni ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare Dua Lipa, këtë e dimë. E dimë edhe që janë shoqe të mira.

Mirëpo, së fundmi zbuluam faktin që blogerja ndjek gjithashtu në Instagram modelen e famshme shqiptare, Oriola Marashi.

Nga një kërkim i shpejtë në Instagram vumë re se edhe Chiara i ka bërë follow back Oriolës, ndaj nisëm të vrasim mendjen çfarë fshihet pas kësaj!

Në rastin më të thjeshtë, ato mund të jenë njohur nëpërmjet kompanisë së famshme “Guess”, ku Oriola është imazh prej disa kohësh.

Megjithatë, na pëlqen të mendojmë se mund të fshihet diçka më shumë (pse jo ndonjë bashkëpunim).

Nga ana tjetër, Oriola vazhdon të jetë kryefjala e mediave rozë për marrëdhënien e saj me futbollistin Eros Grezda.

U tha se dysha ishte ndarë (edhe këtë na e tregoi një unfollow në Instagram), por duket se gjërat s’janë ashtu siç fliteshin.

I ftuar së fundmi në emisionin “Jashtë loje”, Eros ka pranuar se mes tij dhe Oriolës  gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.

“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu