Çfarë simbolike fshihet pas veshjes së Dua Lipës në ceremoninë e Grammy

0

Veshja e Dua Lipas në Grammy-t 2021 ishte e mbuluar me shkëlqim nga koka te këmbët. Këngëtarja zgjodhi një krijim të personalizuar të Versace-s me ngjyra të ëmbla, që sipas fjalëve të saj simbolizon diçka të rëndësishme.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua për ET në tapetin e kuq.

Imazhet e fluturave besohet se përfaqësojnë ringjalljen, ripërtëritjen dhe rezistencën, ndërsa insekti pëson një transformim të madh për t’u shndërruar në “flutur”. Kështu, përmes këtij motivi të fustanit, Lipa mund të nënkuptojë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën e saj.

Dua bëri një ndryshim të veshjes kur u ngjit në skenën e Grammy për të interpretuar “Don’t Start Now” dhe “Levitating”. Ajo e filloi performancën veshur me një pallto stil “opera”, përpara se ta hiqte për të zbuluar veshjen e vërtetë: Një set me shkëlqim në ngjyrë rozë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu