Del jashtë rrezikut për jetën 26 -vjeçari me Covid që u hodh dje nga kati i tretë i urgjencës së Elbasanit

0

Ka dalë jashtë rrezikut për jetën 26-vjeçari që u hodh mbrëmë nga kati i tretë i Urgjencës së Qendrës Spitalore të Elbasanit.

I riu me inicialet H.P. është paraqitur në spital me babain për të kryer ekzaminime të mëtejshme pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid pas tamponimit të bërë në një klinikë private.

Pasi kanë hyrë në repartin e analizave, i riu është shkëputur nga i ati dhe është hedhur nga lartësia. Ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Prej rreth 24 orësh ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe burime nga spitali bënë me dije se tashmë është jashtë rrezikut për jetën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu