Çfarë u tha Silvana Çaka hetuesve? Makina u godit nga pas pastaj erdhën tek xhami dhe….

0

Dalin detaje të reja nga vrasja në Elbasan. Në gjendje të rënduar psikologjike bashkëshortja e Everest Çaka ka treguar se autorët e kanë qëlluar makinën nga pas dhe pasi kanë ndaluar xhami i anës së shoferit, pra ku ndodhej Everesti, ishte hapur kanë qëlluar disa herë e janë larguar me shpejtësi.

Pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa.

Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup. Gruaja e tij Silvana punon në një institucion shtetëror. Bashkëshortja e viktimës është punonjëse e OSHEE, ndërsa 41-vjeçari prej vitesh qëndronte nga një shtet në tjetrin dhe më së shumti në Spanjë. Së fundi ai kishte qenë në Gjermani nga ku ishte larguar një muaj më parë. Bashkëshortja iu ka thënë hetuesve se nuk dinte se çfarë pune bënte bashkëshorti i saj jashtë dhe se asnjëherë nuk i kishte thënë që të kishte probleme.

Policia po heton në disa pista për vrasjen e 41-vjeçarit Çaka, një prej tyre hakmarrja. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu