Cilët janë tre vëllezërit e plagosur, njëri në spital? Policia jep detajet

0

Tre vëllezër mbetën të plagosur në kryeqytet, prej tyre njëri me mjet prerës pas një konflikti me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Sauk. Nga policia bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive banale.

“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër). Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Ndërkohë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu