Çmendet 39-vjeçari, kryen marrdhënie me vajzën 14-vjeçe të bashkëshortes së parë

0

Një tjetër rast i rëndë i abuzimit s*ksual të të miturve ka ndodhur në vendin tonë, e më konkretisht në qytetin e Durrësit. Policia njofton se ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën 14-vjeçare të bashkëshortes së tij, e cila ishte sjellë në jetë nga martesa e parë e të ëmës së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie s*ksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu