Covid-19 nuk shfaq pengesë, çifti martohet dhe pse dhëndri rezultoi pozitiv

0

Një dasmë e pazakontë mund të quhet ajo e çiftit në Indi, pasi dhëndri rezultoi pozitiv me Covid-19. Çifti nga Ratlam në shtetin Indian Madhya Pradesh zhvilluan martesën edhe pse dhëndri ishte me Covid-19.

Autoritetet vendase ishin shumë të shqetësuara me rastin, por e lejuan të zhvillohej dasma me një kusht. Kushti ishte që të gjithë të ftuarit dhe cifti të visheshin me veshjen e plotë mbrojtëse. Pjesëmarrësit u pajisën me skafandra, maska, doreza dhe syze.

Kujtojmë se India është një nga vendet më të prekura në botë, pas Shteteve të Bashkuara duke regjistruar vetëm në 24 orët e fundit 18, 548, 891 raste të reja dhe 205,942 vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu