COVID i merr jetën vëllait të ish-deputetit socialist

0

Ish-deputeti socialist Fatmir Toçi ka humbur të vëllanë për shkak të COVID-19 në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Toçi shkruan se i vëllai nuk e fitoi dot betejën me këtë sëmundje duke lënë pas bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën. Ai shprehet se humbja e njerëzve të shtrenjtë është një këmbanë alarmi për secilin prej nesh në jetën e përditshme.

“Kujtimi, vëllai ynë i madh, u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit im vëlla, Kujtimi, 65 vjeç, duke lënë pas një dhimbje të thellë për të gjithë ne, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën. Nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin,i cili duket se ja kishte vënë syrin njërit prej nesh dhe mori më të mirin, vëllain tonë më të madh. Jeta e tij qe aktive dhe një histori suksesi si ushtarak i përkushtuar, por e vështirë në prag të moshës së tretë për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik, rëndimit të gjendjes shpirtërore dhe, së fundi nga virusi i pabesë që ka tronditur gjithë njerëzimin.

Vdekja e njeriut tonë të dashur është tjetër shembull i qartë dhe një thirrje për domosdoshmërinë e rritjes së kujdesit ndaj vehtes dhe domosdoshmërinë e zbatimit me rigorozitet të masave parandaluese mbrojtëse. Humbja e njerëzve tanë të dashur, rritja e frikshme e numrit të të prekurve dhe viktimave duhet të jenë një kambanë e fortë alarmi për seicilin prej nesh në jetën e përditëshme. Për shkak të situatës së rëndë pandemike dhe respektimit të masave mbrojtëse ceremonia mortore do të jetë familjare dhe e rezervuar në varrezat e qytetit të Kavajës, sot në orën 14.00”, shkruan ai.

Vetë ish-deputeti Toçi, kaloi një betejë të vështirë me COVID përgjatë muajve të parë të shfaqjes së virusit në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu