Falsifikonin kartëmonedha, mes shtatë të arrestuarve në Elbasan edhe ish-prefekti. Emrat e personave të tjerë

0

Policia e Elbasanit finalizoi dje operacionin “Kartëmonedha”, ku ranë në pranga shtatë persona të akuzuar për falsifikim parash. Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe i Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit.

Policia sqaroi dje se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Lexo edhe: Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara në këto qytete, arrestohen 7 persona në Elbasan

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Emrat e të arrestuarve, Drilon Alimeta, Izair Çitozi, Arbër Tafa, Altin Vrizaj, Bardhul Meçe, Ina Hysa dhe Rezart Kovaçi. ABCNEWS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu