Covid lë pasoja me ereksionin tek meshkujt edhe pasi janë shëruar. Çfarë thotë studimi?

0

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i “Miami” kanë arritur në disa rezultate provizore se Covid mund të infektojë organin riprodhues mashkullor dhe pasojat të qëndrojnë për muaj me radhë edhe pas shërimit duke shkaktuar mosfunksionim erektil. Megjithatë, studimi do kërkojë hapa të tjerë më të avancuar për shkak se paraprakisht testet kërkimet janë kryer në një numër ta kufizuar pacientësh. Koronavirusi SARS-CoV-2 gjithashtu mund të infektojë indet e penisit dhe të mbetet në të për muaj me radhë pasi Covidi është kaluar. Shkencëtarët, të udhëhequr nga profesori Ranjith Ramasamy, drejtor i programit riprodhues të urologjisë në Universitetin e Florida, arritën në përfundimet e tyre pasi kryen një studim të vogël pilot me vetëm katër pacientë.

Të katër burrat u shtruan në spital për t’iu nënshtruar një operacioni të nevojshëm për të rivendosur mosfunksionimin e rëndë erektil me një protezë penile. Pacientët e infektuar nuk kishin pasur kurrë probleme me mosfunksionimin erektil para infektimit. Profesori Ramasamy dhe kolegët e tij morën mostra të biopsisë nga indet penile të katër burrave, duke zbuluar përmes disa testeve (përfshirë skanimet TEM) praninë e koronavirusit SARS-CoV-2 tek ata që ishin infektuar. Për më tepër, nga analiza e indeve, doli se burrat e infektuar kishin dëmtime të konsiderueshme në rreshtimin e enëve të gjakut të korpusit kavernoza, strukturat anatomike që, kur mbushen me gjak, fryhen dhe ngurtësojnë penisin, duke lejuar kështu ereksionin.

Meqenëse dihet prej kohësh që koronavirusi SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme në enët e gjakut, duke sulmuar indet endoteliale dhe duke nxitur rrezikun e trombozës, nuk është çudi që penisi gjithashtu mund të ndikohet nga infeksioni delikat. “Hulumtimi ynë tregon se COVID-19 mund të shkaktojë disfunksion të gjerë endotelial në sistemet e organeve, si dhe në mushkëri dhe veshka. Mosfunksionimi themelor i endotelit që ndodh si rezultat i COVID-19 mund të prekë shumë organe, përfshirë penisin”- tha shkencëtari Ramasamy.

Burimi: funpage.it |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu