Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Angli. Emri

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Earl Marshal Road”në Sheffield të Anglisë më datë 13 maj 2021, rreth orës 20:00 ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u plagos gjatë një sherri me mjete prerëse.

I riu u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ai është identifikuar nga policia si Armend Xhika, 22-vjeç dhe autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje që dëshmitarët të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre, pasi në momentin e sherrit ka pasur disa persona të pranishëm dhe kështu versioni i tyre mund të ndihmojë në zbardhjen dhe avanicimin e mëtejshëm të hetimeve.

Menjëherë pas sherrit me 22-vjeçarin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, por më vonë u përfshinë në një sherr tjetër në Rrugën afër Kirton, Pitsmoor.

Një i ri rreth të tridhjetave, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes është liruar dhe është lënë nën hetim. Gjithashtu janë arrestuar dhe dy të rinj të tjerë rreth të 30-tave dhe 20-tave, po ashtu të dyshuar si autorë të krimit. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu