Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet emigranti që mund të ketë lidhje me bandën

0

Një shtetas gjeorgjian është arrestuar sëfundmi në Greqi, pasi dyshohet si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen dhe vrasjen e 20-vjeçares në shtëpinë e saj. Ai është arrestuar teksa ka qenë duke u arratisur nga shteti grek.

Nga verifikimet u zbulua se ai kishte një pasaportë të falsifikuar. Pas analizës së ADN-së, u zbulua se emigranti kishte marrë pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe më pas grabitën para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu