Dalin detaje nga masakrimi me thikë i 21-vjeçarit shqiptar në Londër

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 21-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Honuslou.

Mediat angleze kanë publikuar foton e viktimës dhe kanë bërë me dije se ai është shqiptari Renato Geci 21-vjeç, me origjinë nga Shqipëria. Gjithashtu mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër, i cili është transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, ndërsa arrestimet u bënë ditë e djeshme nga policia. Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, tha njëri nga fqinjët për mediat e huaja.

Në rrjetet sociale kishte mjaft komente prekëse për vdekjen e të riut. Ritvan Geci, një i afërm i viktimës, shkruan: “Me dhimbje të thellë ju informoj se vëllai im Renato Geci ka ndërruar jetë. Qofsh i parajsës, vëlla. Unë gjithmonë do t’i mbaj kujtimet fort në zemrën time”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu