Covid-19 nuk po kursen askënd, ndërron jetë në moshë të re profesori shqiptar

0

Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pas përballjes me COVID 19.

Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij Valdet Hoxha.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më datë 26/03/2021 ka ndërruar jetë djali, bashkëshorti, babai, vëllai dhe familjari ynë i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.

Për shkak të pandemisë nuk mbahet e pamja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu