Dalin detaje të reja nga ngjarja në Peqin, autori qëlloi 4 herë mbi viktimën dhe…

0

Një vrasje me armë zjarri ndodhi këtë të martë në Peqin, ku burime bëjnë me dije se mbeti i vrarë 45-vjeçari Ylber Xhahysa. Ku i fundit ishte pronar i një rrjeti kabllor që mbulonte me sinjal televiziv dhe të internetit të gjithë zonën.

Autori i vrasjes është shtetasi Leonard Bashalliu, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije për Infowebtv se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorin, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.

Mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Menjëherë pas konfliktimit në kafenenë ku kishin rastisur autori ka marrë armën e gjendur në makinën e tij dhe ka qëlluar mbi viktimën 4 herë rradhazi.

Sipas Policisë autori u ndoq dhe u lokalizua pas ngjarjes, dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu