Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv ndaj covid/ Vetëkarantinohet

0

Deputeti i PS-së ,Damian Gjiknuri, nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se është infektuar me koronavirus.

Deputeti ka theksuar se ka nisur tashmë trajtimin mjekësor në kushtet e karantinës.

Postimi i deputetit të PS-së Damian Gjiknuri:
Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu