Pranverë në vjeshtë, parashikimi i motit për dy javët në vazhdim në Elbasan

0

Duket se do të përjetojmë një pranverë të vërtetë në mes të vjeshtës për këtë vit.

Sipas parashikimeve Worldweather, gjatë 15 ditëve në vazhdim në territorin e qarkut Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm. Do të jene të shumta ditët me diell.

Mot me vranësira pritet të ketë nga datat 15, 16 dhe 17. Pastaj vranësirat do të rikthehen nga datat 21, 22, dhe 23. Por reshje shiu nuk do të ketë.

Mjaft të favorshme edhe situata termike. Temperatura do të variojnë nga 21 gradë C temperaturat e larta dhe 7 gradë temperaturat e ulëta.

Situata e favorshme ndihmon në punët në bujqësi por edhe në përditshmërinë nëpër qytete. Kështu gëzojini ditët më diell dhe qëndroni sa më larg koronavirusit. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu